E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetohen minatoret e pare te ngujuar ne miniere ne Kili

Ashensori ne forme tubi te gjere vetem 65 cm i quajtur Phoenix 1 ka nxjerre mbi toke minatoret e pare. Minatoret e nxjerre tani duket te jene ne gjendje te mire shendetesore. Nese aksioni vazhdon me kete ritem atehere ne cdo ore do te nxirret nje minator.

Ashensorit ne forme tubi i duhen 15 minuta per te kaluar 600 metra nga thellesia ne siperfaqen e tokes. Aksioni shpetimtar me i gjate dhe i nderlikuar ne historine e minierave po percillet me interesim te madh ne mbare boten. Pjesetare te familjeve ekipe te shpetimit dhe vete presidenti i Kilit Sebastin Piera shoqeruan me brohoritje gezimi kthimin e minatoreve te pare.

Bildunterschrift

Kili eshte i lumtur. Minatoret nuk kane qene asnjehere vetem. I mbare Kili ishte ne cdo minute gjate ketyre 69 diteve me mendjen tek ata. Tani po i afrohemi nje fundi te mire. I mbare vendi eshte thjesht mirenjohes tha presidenti Piera.

Minatoret kane mbetur brenda qysh me 5 gusht si pasoje e nje shembjeje ne minieren e arit dhe te bakrit ne San Jose Copiago. Ky eshte rasti i pare qe njerezit te kene mbetur te ngujuar per nje kohe kaq te gjate ne thellesi te nentokes.

Autor dw/ Esat Ahmeti

Radaktoi aj/aca

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›