E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ne Beograd Mosmarreveshje dhe mbeshtetje

Te gjitha takimet me zyrtaret serbe te ministres se Jashtme amerikane Hillary Clinton u zhvilluan ne pallatin presidencial ku mbreteronin masa te jashtezakonshme sigurie. Fillimisht Clinton u takua me presidentin serb Boris Tadiq. Pas takimit te dy ata para gazetareve pranuan se mes Uashingtonit dhe Beogradit ekzistojne dallime sa i perket disa ceshtjeve ne radhe te pare rreth statusit te Kosoves. Por jane te bindur se problemet mund te tejkalohen me nje dialog konstruktiv.

Mosmarreveshje rreth Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadiq

Hillary Clinton tha se rezoluta e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se paraqet nje baze e mire per dialog mes Prishtines dhe Beogradit per sfidat e jetes se perditshme.

Presidenti Tadiq theksoi edhe nje here se Serbia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves qe nuk do te thote se nuk mund te bisedohet. Ai kerkoi qe bisedimet me Prishtinen te fillojne sa me pare me shpjegimin se vetem me dialog mund te zgjidhet problemi historik i cili mes serbeve dhe shqiptareve ekziston per me shume se 150 vjet.

Sa i perket ceshtjes se integrimeve te Serbise ne Bashkimin Evropian dhe strukturat tjera nderkombetare bashkebiseduesit kishin qendrime te ngjashme.

SHBA mbeshtet Serbine ne rrugen e integrimeve

SHBA-ja mbeshtet fuqishem rrugen e integrimeve te Serbise ne strukturat euroatlantike. Nderkohe qe angazhohet edhe per fillimin e dialogut mes Serbise dhe Kosoves deklaroi Hillary Clinton. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Sekretarja amerikane e shtetit tha se i vlereson perpjekjet e qeverise serbe per gjetjen dhe arrestimin e te akuzuarve per krime lufte. Presidenti Tadiq premtoi se Beogradi do te vazhdoje perpjekjet per mbylljen e kapitullit te erret te viteve 90-te dhe te arrestoje Ratko Mlladiqin dhe Goran Haxhiqit per te cilet dyshohet se kohe pas kohe qendrojne ne Serbi.

Ne jemi te bindur se Serbia jo vetem qe do te behet anetare e Bashkimit Evropian por edhe lider dhe nje shembull i mire per Evropen. SHBA-ja eshte e gatshme tju ndihmoje per ndertimin e nje ardhmerie me te mire per vendin dhe popullin tuaj u shpreh Clinton e cila me pas u takua edhe me kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe perfaqesues tjere te qeverise.

Clinton dhe Cvetkoviq ishin te mendimit se raportet mes ketyre dy vendeve duhet te intensifikohen. Ata te dy konstatuan se SHBA-ja me investimet prej rreth 16 miliarde dollare eshte nje prej investitoreve me te medhenj te huaj ne Serbi.

Ka mbetur shume per tu bere

Ne fund Clinton u takua edhe me pBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Incidentet e fundit ne Beograd. erfaqesuesit e shoqerise civile dhe mediave ku tha se incidentet e fundit ne Beograd gjate parades se homoseksualeve tregojne se ne Serbi ka mbetur edhe shume per tu bere. Per kete vizite ne Beograd mbreteronte nje interesim i jashtezakonshem. Bisedimet i kane percjelle me shume se 200 gazetare te akredituar nga Serbia dhe vendet tjera. Gjate dites se merkure Hillary Clinton pritet per vizite ne Prishtine ku do te takohet me autoritetet kosovare dhe perfaqesuesit e serbeve. Prej Kosoves ajo do te udhetoje per ne Bruksel ku nje prej temave do te jete edhe dialogu i ardhshem midis Kosoves dhe Serbise.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›