E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë kapen 1. 5 kg kabanis, në pranga 3 të rinj

TIRANE- Një sasi prej 1. 5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis e destinuar për tu shitur, është sekuestruar mbrëmë nga forcat e policisë së Tiranës. Në pranga kanë përfunduar dhe 3 shtetas të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.

Të arrestuarit nga forcat e policisë të seksionit Kundër Narkotikëve janë Agron Shaba, 30 vjeç, Gentian Shaqiri, 23 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Tarzan Tahiri, 26 vjeç, banues në Durrës. Ndaj të rinjve rëndon akuza e “shitjes së lëndëve narkotike.”

Operacioni i koduar "Lavazhi" u mor pasi policia kishte marrë informacione se të arrestuarit merreshin me shitje të lëndëve narkotike.

Tre të rinjt u kapën në flagrancë me lëndën narkotike në një lavash në rrugën e Kavajës në Kryqëzimin e Unazës së Re. Lavazhi ishte në pronësi të Agron Shabës. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lendën narkotike, tre aparate celular dhe automjetin me targë TR 7792 T.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›