Tiranë, sherr mes të rinjsh, plagosen 2 adoleshentë
TIRANE-Dy të rinj janë plagosur me thikë sot rreth orës 14. 30 minuta në një nga rrugët kryesore të Kryeqytetit. Mësohet se plagosja ndodhi pranë rrugës së Durrësit. Të plagosurit e identifikuar si Albert Rexha e Emanuel Ngjeci, përkatësisht 19 dhe 20 vjec . Nga të dhënat e para mësohet se dy të rinjtë fillimisht kanë qenë duke debatuar me dy të rinj të tjerë. Gjatë debatit të plagosurit janë goditur me thika. Policia ka identifikuar autorët por nuk bën të ditur emrat për arsye hetimi ndërsa të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimin e parë.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)