Shpëtoi familjen nga zjarri, strehohen te pronari italian
23/01/2012 Asllan Lusha: U ktheva në shtëpi, të gjithë flinin. Itaiani: Do t’i mbajmë këtu
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar shpëtoi nga vdekja të gjithë anëtarët e familjes së tij, kur i nxorri ata nga zjarri para se të binte tavani. Do të duhen të paktën tre muaj që shtëpia të rindërtohet, në Via XXV Aprile, pasi të enjten ishte shkatërruar nga zjarri. Ndërkohë, pesë qiraxhinjtë shqiptarë që kanë jetuar atje, janë ftuar në fermën La Costa të familjes Giordano Crippa, i cili është edhe pronari i banesës së shkatërruar nga zjarri. Të zhvendosurit kanë humbur çdo gjë, mobiljet, rrobat dhe kujtimet. Tashmë në këtë vend ka nisur një garë e vërtetë e solidariteti, për t’u siguruar ndihmë dhe për t’i ndihmuar të fillojnë të blejnë gjërat e nevojshme. “Ne jemi të prekur nga bujaria që po marrim. Madje dikush na ofroi mundësinë për t’u zhvendosur në një apartament të mobiluar plotësisht. Por tani për tani ne do të qëndrojmë këtu, ku punon edhe gruaja ime. Crippa na ka siguruar se do të kujdeset për çdo gjë, ne i kemi borxh atij shumë”,- tregon Sadik Lusha, muratori 50-vjeçar, i papunë, kryetari i familjes. Ndërkaq, Crippa thotë se, “Ne do t’i mirëpresin derisa të rregullohet shtëpia. Unë mendoj se kjo është më së paku që mund të bëjmë për ta, pasi janë në telashe”. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur babai, nëna Susi 44 vjeçe, vjehrra e saj, 86-vjeçarja Mehitullahe dhe 2 djemtë Elvisi, 19 vjeç dhe Asllani, 21 vjeç, janë duke u përpjekur të kthehen në normalitet dhe kanë përveshur mëngët për të zgjidhur situatën. Ndërkohë Asllani është konsideruar si hero, sepse në sajë të ndërhyrjes së tij janë të gjithë mirë dhe nëse askush nuk u plagos. “Sapo isha kthyer në shtëpi, prindërit dhe gjyshja ishin duke fjetur. Vara xhaketën në dhomën time, por menjëherë pashë shkëlqim nga oxhaku dhe një vrimë në tavan. I thashë vëllait tim që po shikonte televizor që të zgjohej dhe t’u thoshte të gjithëve të dilnin jashtë, ndërsa unë u përpoqa të shuaja zjarrin me një kovë me ujë. Bëra atë që do kishte bërë gjithkush në vendin tim. Unë nuk jam një hero dhe ju garantoj se kisha frikë shumë si të gjithë”,-rrëfen Asllani.