Shmangia e kolapsit financiar në Evropën Lindore
Samiti i Bashkimit Evropian të dielën, në Bruksel, prodhoi deklarata më qëllimmira – më e rëndësishmja ishte përkrahja e tregut të lirë të brendshëm – por jo vendime me substancë. Liderët i refuzuan thirrjet për ndihmën 150 deri në 180 miliardë euro për anëtarët e BE nga Evropa Lindore dhe mundësinë e shpejtë të futjes në eurozonë për disa nga këto vende.
Rendja e vendeve të Evropës Lindore drejt zonës me monedhë të përbashkët vërtet do të ishte një ide e keqe, kjo do t’i privonte nga nevoja urgjente për fleksibilitetin e përqindjes së shkëmbimit. Por rajoni do të ketë nevojë për përkrahjen e Evropës perëndimore që mënjanojnë kolapsin financiar.
Jo të gjitha vendet lindore anëtare të BE janë në të njëjtën situatë problematike. Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia, për shembull, janë në gjendje të mirë, e kanë të qëndrueshme balancën e buxhetit qeveritar dhe të jashtëm. Sllovakia dhe Sllovenia janë tashmë në eurozonë.
Megjithatë, dobësitë ekonomike në vende të tjera – sidomos në Hungari dhe Letoni, të cilat ndihmohen nga FMN – paraqet një kërcënim për të gjithë rajonin. Të frikësuar nga një kolaps i mundshëm në këto vende dhe disa të tjera me probleme, investitorët mund të rrinë larg nga gjithë rajoni, duke bërë që kriza financiare të shtrihet nga vendet e dobëta te më të qëndrueshmet.
Rrënja e problemit të këtij rajoni është një model ekonomik që mund të përshkruhet si “merr kredi të investosh”. Sasi të mëdha kapitali në vitet e shkuara financuan investime të fuqishme dhe një rritje ekonomike të shëndetshme. Por jo të gjitha investimet ishin të zgjuara, një pjesë e tyre u bënë në pronat e paluajtshme, gjë që fryu tullumbacen e tregut të banesave në disa vende. Për më tepër, kreditë e huaja të shumta i lanë disa nga vendet me deficite të mëdha, të cilat tani e kanë të vështirë të financohen për shkak të devijimit të investitorëve është rritur në shkallë globale.
Situata e tanishme e vendeve të Evropës Lindore mund të krahasohet me përvojën e vendeve aziatike në fund të viteve ‘90. Ndërsa financimi i deficiteve ekzistuese u pakësua gjatë krizës së tregjeve në zhvillim në 1998, këto vende ndryshuan ngadalë strategjinë, nga “merr kredi për investime” në “kurse për të eksportuar”.
Kontratat masive të kërkuara brenda vendit dhe rritja e eksporteve të shoqëruara me një rënie të madhe të normës së shkëmbimit të monedhës eliminoi deficitet dhe stabilizoi ekonomitë aziatike në më pak se dy vjet. Si rezultat i ndryshimit radikal në strategjinë e rritjes ekonomike, këto vende krijuan rezerva financiare të mëdha dhe e zvogëluan me shumë varësinë e tyre nga kapitali i huaj.
Fatkeqësisht, aftësia e vendeve të Evropës Lindore për të realizuar një ndryshim të tillë në strategjinë e rritjes ekonomike është e kufizuar pa ndihmë nga jashtë. Nga pritshmëria e vendeve të tyre për anëtarësim në zonën euro dhe me besimin se monedhat vendase do të ishin të qëndrueshme deri atëherë, shumë familje dhe biznese huazuan monedhë të huaj për të shmangur normat e larta të fitimit të brendshëm. Banorët në disa vende lindore morën hua jo vetëm në euro, por edhe në franga zvicerane dhe jen japonez, të cilat ofronin norma interes edhe më të ulëta. Sipas vlerësimeve tona, më shumë se 67% e të gjitha kredive në Hungari ishin marrë në monedhë të huaj. Që nga 2003, 83% e kredive familjare dhe 95% e kredive të biznesit në Hungari kanë qenë në monedhë të huaj.
Në disa vende të tjera, si Estonia dhe Bullgaria, kredimarrja në monedhë të huaj është e njëjtë ose më e lartë se në Hungari. Por edhe vende që ishin më skeptike për anëtarësim në EMU (Unoni Monetar dhe Ekonomik), ekspozimi i rrezikut nga kursi e këmbimit për familjet dhe bizneset është domethënës, duke prekur rreth 30% të kredive në Poloni, për shembull. Si pasojë, zhvlerësimi i madh i normës së këmbimit mund të çojë në një valë falimentimesh dhe mundësisht në dështimin e bankave në Evropën Lindore, ndërsa barra e shërbimit të deficitit në monedhën vendase do të rëndonte shumë kredimarrës.
Për të shmangur katastrofën, bankat qendrore kanë mbrojtur kursin e këmbimit duke shtrënguar politikat monetare, ndërsa qeveritë zbatonin programe fiskale të shtrënguara dhe shpresonin për anëtarësim të shpejt në euro.
Por është e vështirë të mendosh se si do të përmirësohen këto ekonomi pa ulje të dukshme të kursit të këmbimit, e cila ndihmon për kthimin sektorin e burimeve të pa-tregtueshme me orientim të brendshëm në sektor mallrash prodhimi me orientim eksportin. Kjo strategji do të kërkonte ndihmë për ata që kanë huazuar në monedhë të huaj dhe për pasojë ri-dominimin e kredive të tyre në monedhën vendase. Ndërsa qeveritë e Evropës Lindore nuk kanë pará dhe bankat nuk janë gjendje të tretin humbjet e tyre të mëdha, kjo ndihmë duhet të vijë nga jashtë.
Ndihma për vendet lindore të BE është edhe në interesin e vendeve perëndimore, bankat e të cilëve – sidomos Austria, Greqia, Italia dhe Suedia – kanë investime të mëdha në sistemin bankar lindor. Një krizë bankare serioze në lindje do të vërshonte lehtë drejt Evropës Perëndimore dhe do të rrezikonte sigurinë financiare në eurozonë.
Edhe për ato vende pa ekspozim bankar të drejtpërdrejtë, një kolaps ekonomik në pjesën lindore të BE do ta përkeqësonte këtë situatë tashmë të keqe. Pra, ka arsye të forta që vendet e tjera të ndihmojnë Evropën e dobët Lindore.
FMN po i mbështet disa vende lindore tashmë dhe ndoshta mund të jetë në gjendje të japë ndihmë emergjente edhe më tepër për të shmangur dështimin e vendeve të rajonit. Por FMN duhet të gjendet edhe në pika të tjera në krizë. Aksionerët e saj jo evropianë mund të mendojnë se BE ka përgjegjësi vetë të trajtojë problemet e shkaktuara nga mungesa e kujdesit në nivel BE dhe integrimi financiar i gabuar i disa prej anëtarëve të saj.
Sado e papëlqyeshme të duket për taksapaguesit europiano-perëndimorë ndihma për Evropën Lindore, ata duhet ta kuptojnë se kjo është në interesin e tyre. Dështimi për t’i zgjatur dorën Evropës Lindore, jo vetëm që do të rritë rënien e tanishme ekonomike, por mund të shkaktonte edhe dezintegrimin e BE.