Basha në Ministerjalin e ministrave të NATO-s
Tema kryesore e këtij Ministerjali që do mbahet më 4-5 Mars është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Kehl. Sot ministri Basha, do të marrë pjesë në Darkën Transatlantike, të organizuar nga Zv. Kryeministri belg, De Gucht.
BRUKSEL-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Ministerjalin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që do të mbahet në Bruksel më datat 4-5 mars 2009. Ljami bëhet i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme.
Tema kryesore e këtij Ministerjali është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Kehl, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Gjatë Ministerjalit, Ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentash të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s, të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg-Kehl për tu adaptuar nga Kryetarët e Shteteve/Qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Sot ministri Basha, do të marrë pjesë në Darkën Transatlantike, të organizuar nga Zv. Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Z. Karel De Gucht.
Në këtë takim, do të marrin pjesë, përveç Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Komisionerja e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të diskutohet rreth çështjeve të rëndësishme për komunitetin transatlantik.
(d.b/BalkanWeb)