E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lte Advanced, shkarkon një DVD në 8 sekonda

Teknologjia e re e transferimit të dokumenteve në rrjetin “mobile” lejon kalimin nga 100 megabyte aktual në 1 gigabyte. Më tepër se 10 herë më e shpejtë se konkurrenti WiMax.

Quhet Lte e avancuar dhe premton rritjen e shpejtësisë së transferimit në 10 herë më tepër se aktualja. Do të kemi mundësinë e transferimit në celularët tanë të informacioneve ekuivalente me një DVD, në 8 sekonda. Praktikisht kalohet nga e tanishmja 100 megabyte në gigabyte.

Teknologjia e re është testuar sot në Stokholm nga Ericsson. Lte qëndron për Long Term Evolution (evolucion afat-gjatë) dhe është një prej pretendenteve kryesore për zëvendësimin e teknologjisë aktuale të rrjeteve moblie të gjeneracionit të katërt. Lte pritet të dalë në treg në vitin 2013.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›