E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpirt i lenduar por rebel

Ne njefare menyre njerezit e mire i shoqeron edhe mbas vdekjes urimi me i goditur qe mbase urtia e vendit tone ka mundur te sajoje mos tu harrofte emri. Dhe neve te tjereve qe vazhdojme te jetojme ne kete bote mbas njerezve qe shuhen sna mbetet vecse te kujtojme emrin e tyre dhe te ndricojme kete shtegtimin tone ne kete bote edhe me driten qe na vjen nga jeta por edhe nga vepra e tyre. Ky eshte nje borxh sidomos kur kete drite na e kane dhene dhe na e japin njerez te drejte punetore dhe te delire.

Na pelqen ta veshim te panjohuren me shpresa e me miresi. Na pelqen qe Robert Shvarci te na ndjeje prane qe ne te behemi njesh me te ardhmen e tij. Na pelqen ta ndiejme edhe ne veten bashkekohes te kesaj te ardhmeje me urimin tone me deshiren tone qe njeriun e dashur ta shohim gjithmone e me mire. Dhe harrojme se shpesh jeta i ben llogarite pa na pyetur.

Shvarci ka bere ate qe pak njerez ia dalin ta bejne ka lene nje emer te nderuar ka lene nje veper shembullore ka lene nje kujtim te pavdarur.

Dhe ata qe kane ndare me te hidherimet e shumta dhe gezimet e pakta te kesaj jete edhe pse e kane te veshtire ta mbushin zbrazetine qe ka lene rreth tyre njeriu i dashur ngushellohen kur verejne se njeriu i tyre i perket nje rrethi me te gjere njerezish dhe brezash te ndryshem ata them marrin dicka nga ngrohtesia njerezore e njerezve si Shvarci. Dhe nuk eshte pak.

Gjithmone bisedoj me Robertin si kam bere kah mot duke shfletuar letra tashme te zverdhura qe i kemi pase shkruar njeri-tjetrit poezi te tij te hedhura neteve pa gjume te rinise se tij te trazuar fotografi te shume viteve me pare. Nepermjet tyre me flet shoku im i adoleshences mbushur endrra te pafajme ne kishim vetem endrra asgje tjeter - do te shkruante ne vjershen Vargje lamtumire per nje shok rinie botuar ne gazeten Drita ne maj 1991 miku i ngushte ne tere hallet e gezimet e mia ai qe me bente te krenohesha qe isha shok me te. Dhe ndersa bej keshtu e le ate te flase. Une degjoj dhe kujtoj.

Shume eshte folur per Shvarcin si perkthyes madje si nje nga perkthyesit me te shquar ne shqip. Pak ose asfare eshte folur per te si poet. Ndoshta per faktin se se gjalli ai botoi fare pak vjersha.

Ndermjet letrave te pakta qe pata marre me vete kur u largova nga vendi im ishte edhe nje fashikull vjershash te Shvarcit. Nuk mund te ndahesha prej tyre - ishte shpirti i shokut tim ne to dhe ne vetmine qe me priste ne vendin e huaj ku po shkoja asgje me shume nuk do te me ndihmonte te caja perpara sesa fjala e ndjeshme dhe e dashur e shokut tim.

Lexoj ne vjershen Dikujt te shkruar ne vitin 1950 dy vargjet e para Ne agimin pa ndricim te jetes tende - u mundove ti afrohesh te vertetes. Dhe mu kujtuan vitet e burgut rinia ime e denuar njerezit qe druheshin te me aviteshin pas lirimit dyert e mbyllura. Pa mu kujtua se qe pikerisht Roberti ai qe me mori ne shtepine e tij - duke rrezikuar shume - dhe me strehoi dhe me fali qetesine qe te jep nje cati mbi krye nje shok aty prane. Shumekush asokohe u mundua ti afrohej te vertetes. Ata qe nuk percelluan krahet ne kete perpjekje qe i perngjet pak edhe guximit te flutures qe i vjen rreth flakes se qiriut u ndryne ne nje heshtje te imponuar dhe sfilitese e cila e shtynte Shvarcin te klithte te rrosh e prape te jesh i vdekur fare - te ndjesh e ndjenjen ta varrosesh thelle vjersha Une -1956.

Kjo ndjesi qenieje e mosqenieje hovesh shpirti dhe ndryrje ne vetvete ka dicka tragjikisht madheshtore nje vlere te madhe te njeriut qe su thye. Thellesisht njerezor i dashur dhe i gatshem te flijoje per tjetrin kete dashuri per njeriun Shvarci e shpreh madherisht ne vargjet - gjithmone i kam dashur lotet - por ne syte e mij - te tjereve ua kam fshire

Por ai ishte i vetedijshem se nuk mund dhe nuk duhej te shkonte tej cakut qe mujshia e te fuqishmeve i kishte caktuar atij dhe gjithe atyre qe e ndienin veten te lire. Edhe pse kjo nuk duhet kuptuar aq fort nje trajte nenshtrimi sa nje mbyllje dinjitoze brenda qerthullit etik qe i cakton vetes nje njeri me shpirt te lire. Shume vjet me vone do te thoshte ne nje interviste te dhene Ilir Kekos dhe te botuar ne gazeten Koha jone ne korrik 1994 nese e kam braktisur poezine time origjinale kjo do te thote vetem se nuk kam dashur te behem shkrimtaruc i realizmit socialist nje skllav i bindur i censures apo qofte edhe i autocensures.

Shpirt i lenduar por rebel shkruante ne Sonetet e rrefimit qe jane thurur pikerisht naten kur mbushte njezete e shtate vjec me therin sot ndricimet pse si qorr ndash e zgjodha naten me iu msheh cdokujt Shpirt rebel pra i farketuar mes kontradiktash te therrta ai nuk e shoi kurre deshiren per ate qe i mohohej atij dhe gjithe njerezve qe donin te ishin te lire ne kushte te nje regjimi te eger. Gjithmone ne Sonetet e rrefimit ai therret me ze te larte e pra kam mall - ta rrok edhe une o qofte dhe per nje cast ndash ate qe sme erdhi ndash ate qe me perket

Korrekt me te tjeret ai mbi te gjitha ishte i ndershem me vetveten. Dhe kjo i jepte fuqi ndash atij njeriu me shpirt delikat e te ganduar ndash ta shihte drejt e ne sy njimendjen qe rrekej ti lidhte duart nji fat idhnak ndash na lidhi njete vec ne nji skaj konopi ndash na nuk e hedhim vallen si te vloje shkopi po aty soneti 7.

I rilexoj keto vargje shkoj neper duar nje tufe vjershash dhe me duket se kam shtrenguar fort doren e shokut tim dhe i ndjej rrahjen e zemres dhe i degjoj zerin pa me kujtohet jeta jone. Jeta e tij. Para disa vjetesh miku im Anton Berisha me sugjeroi te bisedoja me Robertin qe te mblidhte nje tufe nga vjershat e tij per ti botuar ne Kosove. Fola me Robertin. Nuk degjoi. Ishte i vetedijshem se te shkruarit e poezise ne gjysme shekulli ka ndryshuar si maniere dhe se vjershat e tij shprehje intime castesh frymezimi ndoshta nuk do tu interesonin te tjereve. Nuk e mendoja si ai por nuk ngula kembe e njihja mire dhe e dija se nuk do ndryshonte mendim dhe ideja e mikut tone A. Berisha mbeti e parealizuar. Ajo ide me ngacmonte pareshtur dhe ja ku jemi. Roberti do te na fale qe pas kaq kohe po nxjerrim ne drite vellimthin e vargjeve qe ne mos tjeter ka per te ndricuar nje ane tjeter te shpirtit te tij. Eumlshte hera e pare qe nuk ia degjoj fjalen. Por e di qe ka per te me falur.

Shpesh shume shpesh kam hequr nje paralele mes shokut tim dhe Shqiperise. Vendi yne kur u shfaq ne arenen e letrave shqipe Shvarci ishte nje vend i etur per kulture. Dhe Roberti per gati gjysme shekulli punoi per te na dhene vepra perfaqesuese te kultures se botes. Sic kishin bere te Urtet tane qysh ne kohe te Rilindjes. Ai krahas vleres letrare te autoreve dhe veprave te zgjedhura prej tij per tu perkthyer deshmoi nje nderim dhe nje dashuri te zjarrte per shqipen te cilen e trajtoi me pekule e pastroi dhe e pasuroi duke shtuar emrin e tij ne vargun e atyre qe punuan per te afruar vendin tone ndaj kultures boterore. Kush nuk e kujton thirrjen e tij tere afsh per te ruajtur pastertine e gjuhes sone Ne nje vjershe te cilen e ka lene si nje lloj testamenti vetem ne kater vargje shkruhet - nga dashurite e tij te medha - vetem njeren se harxhoi kot - ate per gjuhen shqipe. Kjo perpjekje e tij te kujton ate perpjekjen tjeter te pashoqen qe ka bere populli yne dhe te Urtet e tij per te ruajtur gjuhen tone ne shekuj.

Kryenecesia e tij fisnike dhe ndershmeria e skajshme e bene te jete nje njeri i panjolle kerkimi kembengules i asaj qe i afrohej te panjohures e bene nje nga perkthyesit me te mire te letersise shqipe dhembshuria dhe ndjenja e thelle e solidaritetit e bene nje shok te rralle ky ishte Shvarci. Per tere ato qe ka bere e ato qe do bente ne i jemi borxhlinj. Sepse ndaj nje njeriu te tille nuk ndihet vetem detyrim por edhe mirenjohje. Dhe kjo eshte shenje qyteterimi.

Marre nga pasthenia e botimit Vargje te pluhurosura

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›