Vargjet fletore lidhur me vete

Rreth 200 poezi te shkruar ne 50 vjet me fshehtesi nga Robert Shvarc dalin sot ne treg. Projekti per botimin e Shvarcit eshte paraqitur ne Ministri te Kultures qysh ne krye te ketij viti dhe ishte parashikuar te dilte ne diten postum me 25 prill.
Pavaresisht se vete Shvarc nuk ka dashur ti botoje keto poezi ashtu sic i kishte lene amanet dhe familjes miku i tij me i ngushte Amik Kasoruho ka qene gjithnje i provokuar nga ndjesia e fundit e botimit qysh prej kohesh. Para pak muajsh ky projekt botimi u mbajt pezull ne Ministrine e Kultures. Si duket nje mosmarreveshje botimi nga ana e familjes Shvarc qe si justifikim kishte faktin se behej fjale per nje pune voluminoze. Megjithate - ndonese ishte nje nga dosjet qe pati problematiken me te madhe ne Ministrine e Kultures per kete vit qe vinte me shume nga brenda ministrise sesa nga jashte - pra Shvarc prej dites se sotme eshte ne tregun letrar me nje botim te panjohur me poezi te shkruar ne nje hark kohor prej 50 vjetesh.
Poezite Shvarc i pati bere gati qysh ne gjallje mbledhur ne nje fletore te lidhur me vete. Kasoruho ekskluzivisht per standard ka treguar e shpjeguar pse keto poezi vijne tani dhe cfare do te jene ato per arkivin letrar te Shvarcit. Cfare u pergatit te priste lexuesi nga ky botim ishte befasia e vargjeve lirikat e ngrohta te dashurise. Keshtu jane ne te vertete vargjet e Shvarcit here me ndjenje sinqeriteti te forte dhe here me kontraste ndikimesh letrare ndjesite e poetit jane te fundit lartesim shpirteror ne nje kornize te erret izolimi sic ishte diktatura. Koha dhe kur shkroi shumicen e vargjeve. Duke filluar nga fundi i viteve 50-te deri ne vitin qe u nda nga jeta Shvarc vendosi te heshtte te mos i bente publike poezite ne menyren e tij per ti sherbyer letersise me te fuqishme boterore me shqiperimin. Ky si duket ka qene ekuilibri qe fitoi per veten shkrimtari duke shpetuar bashke me te edhe krijimtarine poetike.
Ky botim perfshin krijimtarine poetike me te mire te shkruar nga Robert Shvarci gjate gjithe jetes se tij. Nje liber me 250 faqe ku klasifikohen poezite ne gjuhen gege dhe ne gjuhen letrare shqipe.
Po pse tani vjen ky botim i vargjeve te panjohura te Shvarcit Kasoruho tregon se jane dy arsye fare te thjeshta para shembjes se diktatures as qe mund te mendohej te botohej nje vellim me poezi lirike qe nuk pershkoheshin aspak nga rryma qe kerkonte realizmi socialist. Edhe vete kete arsye mund te kete pasur derisa e pat lene amanet te mos botoheshin ku edhe bashkeshortja e Shvarcit ne rrefimin e saj thote se ne perkthim gjendej me rehat per ti ikur diktatures censures prej saj per te mbetur ne heshtje. Kasoruho e konfirmon kete duke thene se vjershat e Shvarcit jane shprehje lirike te nje jete qe e ndjente trysnine e nje shoqerie ndrydhese. Ndersa arsyeja e dyte pse keto poezi nuk jane botuar deri tani ka lidhje me sistemimin e tyre. Mesojme se Shvarc i ka shkruar poezite me makine shkrimi dhe i ka te mbledhura ne nje fletore disa prej te cilave ia pat dhene mikut te tij shkrimtarit Amik Kasoruho i cili nje pjese te vogel te krijimeve poetike tregon se i ka ruajtur duke ia kthyer nga fundi i viteve 90-te.
Kasoruho tregon se keto poezi Shvarc i mblodhi sic ia kishte kthyer ai me shenimin Amikut nga veprat e mia postume. Botimi i krijimtarise poetike te Shvarc eshte perzgjedhje e vargjeve te shkruar qysh nga rinia e hershme dhe deri pak kohe para se te vdiste ne vitin 2003. Poezia e tij ka per te qene nje risi e befte. Ajo eshte e ngrohte e plot ndjenje - thote i sigurt Kasoruho. Eumlshte e njohur tani ne media miqesia midis perkthyesve qe prej adoleshences se tyre. Kasoruho e risjell kete ndjesi serish duke na treguar se ishte nje miqesi e pazakonte mes tyre fisnike e paster dhe qe i duroi tallazeve te jetes. Nje miqesi qe ndash e them pa frike se lajthis ndash i kishte te rralla shoqet. Kjo eshte arsyeja pse familjaret e Shvarc ia kane dorezuar kete pune Kasoruhos i cili ka nxitur projektin e botimit te krijimtarise poetike te Shvarc kembengulje qe poezite te shohin driten e botimit per ta bere kete si shenje lartesimi per njeriun qe iu kushtua perkthimit dhe shqipes njekohesisht. Ka qene e mundimshme krijimtaria e Shvarc si na e tregon Kasoruho - poezite ashtu sikurse edhe perkthimet e tij mjeshterore Shvarci i ka punuar gjithmone ne mbremje apo naten. Diten duhej te punonte per te fituar kotheren e bukes.
Ne fakt keto poezi Kasoruho eshte shprehur se donte ti lidhte me daten postum 25 prill - kur u shenua pervjetori i tete i ndarjes nga jeta te Robert Shvarc. Por libri ka dale sot ne treg nga botimet OMSCA per te cilen botuesi Luan Pengili e klasifikon nder botimet me te privilegjuara te veprimtarise se tij botuese.