“Shpirti i kësaj feste sjelltë më shumë dashuri dhe mbarësi në zemrat e shqiptarëve”

26-12-2012 / Gazeta 55
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vizituan dje Arqipeshkvin e Metropolit Tiranë-Durrës, kishën autoqefale ortodokse dhe kishën ungjillore, me rastin e Krishtlindjes. Në këtë ditë të shënuar, z.Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për më shumë paqe, dashuri dhe mbarësi në zemrat e çdo shqiptari. “Në këtë ditë kaq të bukur në qytetin tonë, kryeqytetin e Shqipërisë, dua t’u uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, të gjithë shqiptarëve, ‘Gëzuar Krishtlindjen’ dhe sjelltë shpirti i kësaj feste, edhe më shumë paqe, dashuri dhe mbarësi në zemrat e çdo shqiptari, në çdo vatër shqiptare dhe anembanë trojeve tona!”, uroi kryebashkiaku Basha.