E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbimi valuator/ Ulet euro, rritet dollari

Euro ka humbur rreth tre pikë vetëm në dy ditë. Kështu një euro është shkëmbyer sot me 137 lekë nga 140 që është shkëmbyer rreth dy ditë më parë. Kjo sipas specialistëve tregon se ekonomia shqiptare është e qëndrueshm dhe për këtë fakt edhe shvlerësimi i lekut është për një periudhë të shkurtër. Rritja e fundit e euros u shpjegua prej specilistëve edhe me faktin se shkëmbimet monetare po realizoheshin kryesisht në monedhën euro dhe kjo shkaktoi një rritje të saj. Megjithatë nga të gjitha këto lëkundje vihet re se leku vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Një rritje me rreth dy pikë kundrejt lekut ka fituar edhe dollari. Kështu në tregun e këmbimit valutor një dollar është blerë me 91 lekë ndërkohë që vetëm dy ditë më parë është shkëmbyer me 93 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›