Vrau ne France, avokati kerkon denim te ulet
Tirane - Avokati i Zamir Povates, i akuzuar per vrasje ne Nante te Frances, por qe gjykohet ne Shqiperi, kerkon ndryshimin e cilesimit te vepres penale per klientin e tij. "Zamiri e ka kryer krimin ne kushtet e tronditjes psikike dhe nuk ka dashur te vrase studentin francez, Jackey Aubeau", ka thene mbrojtesi dje ne Gjykaten e Tiranes. Povata eshte denuar ne France me 30 vite burg, per vrasje me dashje ne vitin 1996, por me pas eshte kapur ne Durres dhe rigjykohet, pasi nuk ka marreveshje ekstradimi me vendin perendimor. Sipas avokatit, gjykata duhet te ndryshoje kualifikimin e vepres penale te ngritur ndaj klientit te tij. Ngjarja, per te cilen akuzohet Zamir Povata, ka ndodhur me 20 qershor te vitit 1996, ndersa seancen e kaluar u kerkuan 16 vite burg per te pandehurin. Ne seancen e radhes, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Bledar Abdullai, do te shpallin edhe vendimin perfundimtar.
R.C