E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ne Angli, rrezikon 25 vjet vurg

Tirane - Vrasja e bashkatdhetarit te tij, 5 vjet me pare, ne Angli rrezikon t'i kushtoje 25 vite burg te dyshuarit per kete krim, qe gjykohet ne vendin tone pas marreveshjes dypaleshe. Prokuroria e Tiranes i kerkoi dje togave te zeza shpalljen fajtor dhe denimin e Arben Murrjas, 25 vjec, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Perfaqesuesi i akuzes ka lexuar te gjitha provat qe disponohen, te postuara nga policia angleze ne dem te Murrjas dhe i kerkoi gjyqtarit kryesues, Arben Kostandini, denimin me 25 vjet izolim. I pandehuri akuzohet se me 27 mars te vitit 2003, ka masakruar me thike te riun Arber Jahelezi, ngjarje kjo e ndodhur ne vendin e quajtur "Cannon Hill", te qytetit te Birmingamit, kur viktima ishte i shoqeruar nga Caroline Love. Murrja, i cili kishte veshur nje pale pantallona te zeza dhe ishte 180 cm i gjate, diten e ngjarjes ka qene duke ecur e pas nje grindjeje te castit me viktimen ka nxjerre thiken nga brezi, duke goditur disa here Jahelezin. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, Murrja eshte larguar nga qyteti i Birmingamit dhe me pas eshte rikthyer ne Shqiperi. Deshmite e vajzes, e cila diten e ngjarjes ka qene me viktimen, zbardhen edhe krimin e ndodhur pese vite me pare. Gjate hetimeve u be e mundur te identifikohej i dyshuari dhe te kapej ne Tirane gjate vitit 2005 pas nje operacioni. Gjate seancave te fundit, avokati mbrojtes i Murrjes ka kerkuar pikerisht deklarimet e Caroline Love, gje e cila nuk eshte bere e mundur, per arsye te mos gjetjes se saj dhe vonesave te leter-porosive. Ne seancen e radhes, mbrojtja do te lexoje edhe konkluzionet e saj perfundimtare ne lidhje me kete proces gjyqesor.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›