Braktisi femijen, e denoncojne prinderit
Tirane - Braktisi femijen, duke emigruar per ne Itali, por prinderit e djalit e denoncojne ne prokurori. Dje ne seancen e radhes ne ngarkim te se pandehures Anila Fera (Tuci), e cila per disa muaj me radhe eshte larguar nga Shqiperia, ka vazhduar me deshmite e familjareve. Babai i se akuzuares ka deshmuar dje para gjyqtarit te Gjykates se Tiranes, Arben Micko, se vajza ka qene e tensionuar pas ndarjes dhe per kete fakt u largua 5 dite me radhe nga shtepia. Nderkohe qe Fera se bashku me bashkeshortin e saj kishte nje femije te vogel qe me vendim gjykate i kishte kaluar ne kujdestari nenes. Por e ndodhur perballe ketij fakti, Fera ka lene te miturin te prinderit e saj.
R.C