E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresat për revansh ndaj AustrisëShpresat e Artan Bushatit humbën 3-1 me Austrinë, teksa golin e vetëm për Kombëtaren tonë U-21 e shënoi Odise Roshi.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Kombëtarja U-21 do të përballet te premten do të përballet me Austrinë në sfidën e gjashtë eliminatore në kuadër të Kampioantit Europian U-21 2011. Shpresat e Artan Bushatit humbën 3-1 me Austrinë, teksa golin e vetëm për Kombëtaren tonë U-21 e shënoi Odise Roshi. Për vendasit dy gola u shënuan nga shqiptari i natyralizuar si austriak Atdhe Nuhiu.

BJELLORUSIA - Pas ndeshjes me Austrinë, Shqipëria U-21 do të përballet me Bjellorusinë (17 nëntor), ndaj së cilës humbëm 4-2 në transfertë. Golat për kuqezinjtë u realizuan Ahmed Januzi dhe Vilfor Hysa. Në pesë ndeshje Shqipëria U-21 ka fituar vetëm Azerbajxhanin në “Niko Dovana”, ndërkohë që ka humbur me Skocinë (2), Austrinë dhe Bjellorusinë.

Kombëtarja U-21 renditet e parafundit në grup me tri pikë. Austria mban vendin e parë në grup me 9 pikë, po aq sa Bjellorusia e Skocia.
Numri i klikimeve - 2157
  E Enjte, 12 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›