Shpresat shkatërrohen në Skoci: 5-2 Shqipëria U-21 u shkatërrua në Falkirk të Skocisë me rezultatin e thellë 5-2, duke humbur për hërë të dytë me Shpresat skoceze, pas takimit të parë në Elbasan (0-1). Dy golat për Kombëtaren tonë të vogël u sh

Shqipëria U-21 u shkatërrua në Falkirk të Skocisë me rezultatin e thellë 5-2, duke humbur për hërë të dytë me Shpresat skoceze, pas takimit të parë në Elbasan (0-1). Dy golat për Kombëtaren tonë të vogël u shënuan nga sulmuesi i Teutës, Vilfor Hysa e mesfushori i Besës, Bazjon Tragaj.
Mediat skoceze shkruanin se U-21 britanik kompletoi një fitore të dyfishtë me Shqipërinë, duke marrë gjashtë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Grupit 10 kualifikues të Kampionatit Europian U-21 2011.
Daniel Golduilli shënoi në mintuën e e 37-të për vendasit e drejtuar nga Billi Stark, ndërkohë që fillimin e pjesë së dytë, në të 51’, Kris Meguajër, lojtari që shënoi edhe golin e fitores në Elbasan, dyfishoi rezultatin.
Meguajër ishte pjesë edhe golit të tretë, pasi gjuajtja e fuqishme e tij nuk arriti të bllokohej nga portieri shqiptar Shpëtim Moçka, dhe aty Endrju Shini shënoi nga afër golin e tretë në minutën e 54-t.
Vilfor Hysa shkurtoi diferencën me një gol të bukur në minutën e 73-të, duke shënuar në portën e mbrojtur nga Alan Martin.
Gëzimi i golit nuk zgjati shumë, pasi dy minuta më pas zëvendësuesi Xhemi Mërfi e nxorri zbuluar Moçkën me një gol të shënuar me kokë. Shqipëria U-21 nuk u dorëzua dhe Bazion Trogaj realizoi me anë të një goditje të fuqishme nga 20 metra golin e dytë në minutën e 89-të.
Në minutën e 90-të, Stefën Mekxhin, kompletoi me një gol me takë triumfin 5-2 të Skocisë në stadiumin e Falkirkut.
Pas ndeshjesh ndodhi edhe një incident në dhomat e zhveshjes së Shqipërisë, ku pas konsumimit të duhanit, u thirrën me urgjencë brigadat zjarrfikëse pas alarmit të dhënë për sinjalizim zjarri.
E Merkure, 01 Prill 2009