Shprese nga formaliteti
Ne historine e krizave politike ne Shqiperi si rrallehere ka ndodhur qe kur lideri i nje shumice ka prodhuar nje truk banal per te shtyre peshen e rende te vrasjeve politike si ky i tanishmi i Berishes te gjithe te tjeret pas tij jo vetem te behen qesharak duke e ndjekur por dhe duke bere sikur e besojne.
Dhe nuk behet fjale per nje truk dosido i cili mund te te jape dore per fantazi. Behet fjale per nje truk aq qesharak dhe te ndertuar me nje paaftesi mizore i cili te shkakton te qeshura dhe nese ta tregojne si film vizatimor.
Behet fjale per nje film vizatimor te prodhuar nga Berisha kur armet u hiqen nga duart gardisteve dhe i vihen popullit te vraret hiqen nga populli dhe behen pjese e qeverise guret kthehen ne arme te policeve dhe kallashnikovet ne arme te qytetareve dhunuesit e institucionit te presidentit kryeprokurores dhe kryetarit te SHISH quhen pjese e pucit ndersa Berisha qe i fyen me liber shtepie dhe i shpall puciste quhet viktime gazetaret qe raportojne ashtu sic nuk ka qejf Berisha shpallen pjese e pucit bile dhe qytetare te kriminalizuar ndersa gazetaret me te cilet Berisha fliste ne telefon ne momentin qe vriteshin qytetare quhen te respektuar.
Ky eshte pak a shume konteksti ku Berisha ka ndertuar filmin vizatimor pucistet ku detyra per te kapur nje gjeneral rob i eshte lene Komisionit Halimi. Pra sic shihet truku te fyen me mungesen e fantazise dhe perdhunimin qe u ben personazheve politike qe duhet ta mbrojne.
Po perse ndodh kjo ne PD
E di qe shume njerez thonin me nje ze qe keshtu eshte PD-ja repart ushtarak. shte nje paragjykim i ceket. E vertet eshte qe ne ate parti dominon rreshtimi pro Berishes por ne cdo situate kritike te saj ka pasur zera kunder qofshin dhe minore. Ne nje situate te tille te ngjashme bile ka pasur shume. Mijera njerez pyesnin me vete keto dite si nuk doli nje njeri nga PD-ja te thoshte me vjen turp qe e kam kryetar kete te cmendur Arsyeja eshte e thjeshte.
Te gjithe ata qe nenvleftesuan mungesen e lirise dhe rregullat e lojes brenda PD-se duke e quajtur apriori parti autoritare sot po shikojne sa te larte e ka cmimin ky formalitet. I vetmi ze racional brenda strukturave te asaj partie qe mund te perjashtohet te dielen Besnik Mustafaj guxoi te ngreje zerin dhe te quaj turp kete qe ndodhi dhe menjehere reagimi i Sali Berishes ishte Beseprere.
Te tjeret qe e pane me zili Mustafaj heshten dhe mermerisin me vete. I takon rrugeve dhe te shkelin syrin duke te bere grimasa se skane ci bejne trurit te atij. Arsyeja eshte banale.
Dy vjet me pare si asnjehere tjeter ne historine e botes politike ne Shqiperi dhe gjithe globin kjo parti beri nje Kuvend formal dhe prej vitit 2009 kur ka mbledhur Kuvendin nuk ka mbledhur akoma te zgjedhurit e ketij Kuvendi per Keshill Kombetar nga ku formalisht do ta dalin nenkryetare sekretare dhe anetare kryesie.
E dime paraprakisht qe te gjithe do te jene eunuke te Sali Berishes por nuk dime se kush do te jene ata qe nuk do te jene te zgjedhurit e tij. Edhe pse banale shpresa e vetme qe dikush te flase eshte tek ata qe do te anashkalohen nga sita e Berishes te dielen. Ata jane mbajtur formalisht ne karantine per te mos folur as kur vidhet dhe as kur vritet ne ate parti.
Nuk them kurrsesi se ata qe do te flasin jane parimore dhe te ndershem por mund te gezohemi se cdo perpjekje per te qene qofte dhe formalist i kalb autoritaristet. Berisha e ka bazuar pushtetin e tij tek arbitrarizmi dhe cdo perpjekje qofte dhe formale per te zbatuar ndonje rregull i kthehet ne problem. Te dielen ai do te detyrohet pas dy vitesh te zbatoje formalisht nje rregull dhe pas se dieles ne jemi te lire te presim kush do te mbetet i pakenaqur per te folur.
shte standard i ulet dhe i turpshem por sidoqofte eshte e vetmja shprese ne ate shkretetire. Ai mund te jete i detyruar ose te mbaje ne poste kyce gjithe te dyshuarit per tradhtare duke fyer besniket qe po behen qesharake per gjithe jeten neper ekrane duke mbrojtur fanitjen e tij vizatimore. Por kam frike se as kjo nuk do ta shpetoje nga heshtja.
Deri me sot po heshtin se po i mban te gjithe pezull. Nese te dielen tenton te ule dike ne toke kam shprese se dicka do te kercase. Dhe per heshtjen e tyre nuk kane faj vetem ata por te gjithe ne qe kemi prej 2009-es qe nuk ja kemi permendur kurre Sali Berishes drejtimin e pushtetit nga nje bande e pazgjedhur prej demokrateve qe flet mendon dhe merr fryme si zgjatim i gjymtyreve te siperme dhe te poshtme te Berishes.