E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqepet asfalti, komuna ndëshkon firmën ndërtuese

Sarandë

Për herë të parë një kryetar komune penalizon firmat e ndërtimit për cilësi të keqe në ndërtimin e rrugëve. Kështu ka ndodhur në Komunën e Dhivrit, në nënprefekturën e Sarandës, ku kreu i komunës, Sokrat Kalcuni, ka detyruar firmën të “shqepë” asfaltin dhe të rinisë punwn nga e para me shpenzime të vetat. Komuna ka detyruar firmat fituese të tenderit të ndërtimit të kësaj rruge” “Savrika”, “Rrufeja” e “Kalivjoti”, të përsërisin punën për shtrimin me asfalt sipas standardeve teknike. Sokrat Kalcuni ka shpjeguar për “Shqip” se “firma nuk hodhi shtresat që ishin përcaktuar në projekt, hodhi material të dobët dhe kjo ka bërë që të filtrojnë ujërat në shumë pjesë të saj, të cilat e kanë shkatërruar kur kanë kaluar vetëm disa muaj”. Ai sqaron se nga ana e komunës nuk janë xhiruar lekët dhe firma ka marrë vetëm 40 milionë lekë të vjetra, nga 263 milionë, që është vlera e investimit. Ai tregon se tani firma është detyruar të bëjë shqepjen e asfaltit në mjaft zona, të kryejë drenazhimet e pabëra dhe pasi të hidhet asfalti i ri, do të hidhet edhe një shtresë tjetër në gjithë gjatësinë prej 3.7 km. Ndërkaq, i kontaktuar nga “Shqip”, inxhinieri Dhimitër Gjino, administrator i firmës “Savrika”, ka sqaruar se “përgjegjësia nuk është e firmës, por e projektit, e cila nuk është bazuar mbi studime gjeologjike të rrugës, që përshkohet nga ujërat mbi e nëntokësorë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›