E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë të plagosur në dy aksidente

Krujë

Dy aksidente automobilistike kanë shkaktuar pesë të plagosur dje në Rrethin e Krujës. Aksidenti i parë ndodhi në orën 10:00, në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Krujë, pranë fshatit Halil, ku një furgon me targa të Krujës, 2378A, që drejtohej nga Mem Doku, është përplasur me një veturë me targa të Tiranës, në të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e kësaj përplasjeje është plagosur rëndë drejtuesi i furgonit, ndërsa më lehtë janë plagosur edhe drejtuesi i veturës dhe pasagjeri. Policia rrugore bëri të ditur se Mem Doku është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa dy të tjerët po marrin mjekim në spitalin e Krujës. Një tjetër aksident ka ndodhur në superstradën Fushë-Krujë - Laç rreth orë 13:00. Në aksident u përfshi një veturë me targa SH5840E, që sipas policisë ka dalë nga korsia e saj dhe është përplasur me një veturë me targa BR9007A, drejtuar nga shtetasi B.L., 50 vjeç, nga Berati. Dy shoferët dhe një pasagjer u plagosën, por fatmirësisht dëmtimet nuk ishin të rënda.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›