Arrestohet për paratë e shalqinjve
Elbasan
Nuk paguan lekët për 6 kuintalë shalqinj që kishte blerë në Divjakë, prangoset një tregtar pakice nga qyteti i Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, bëhet e ditur se rreth orës 22:00 të së dielës është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i J.Kelës, 59 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit. Ndalimi i tregtarit u bë pas denoncimit të shtetasve E.D., 29 vjeç, banues në lagjen “Dyli-Haxhire” Elbasan dhe G.B., 44 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se dy denoncuesit kanë shkarkuar në banesën e 59-vjeçarit Kela 6 kuintalë shalqinj dhe kanë rënë dakord që Kela do t’u paguante 12.200 lekë te tregu i fruta-perimeve në Elbasan. Por tregtari i ka mashtruar dy shitësit dhe nuk është paraqitur në treg.
#