E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Legalizimet, tani Memia zyrtarisht fuqi per ndarjen e tapive

Duke nisur nga ky muaj, ne rast se zyrat e urbanistikes dhe keshillat e qarqeve, nuk dorezojne brenda afateve, dokumentet qe vertetojne aplikimet per legalizimin e ndertimeve pa leje, kjo kompetence i takon ALUIZNIT. Agjencia qe drejtohet nga Shaban Memia, merr automatikisht keto te drejta, pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve qe ju bene ligjit te legalizimeve. Presidenti Bamir Topi, dekretoi dje ndryshimet qe ju bene projektligjit, nje muaj me pare nga Kuvendi. Ndryshime te cilat u kundershtuan ashper nga opozita, si tentative e qeverise per te rritur kompetencat e Agjencise se Legalizimeve qe ka ne varesi, dhe ulur ato te pushtetit vendor. "Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 099, date 19.03.2009 "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9482, date 03.04.2006 "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar", vendosi kreu i shtetit, duke mundesuar keshtu hyrjen ne fuqi te ligjit. Keshtu, Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Ndertimeve Informale, do te marre ne dore menaxhimin e aplikimeve te bera nga personat qe kerkojne te legalizojne ndertimet pa leje, ne rast se pushteti vendor nuk e kryen kete detyre brenda afateve te percaktuara. Deputetet e opozites, votuan kunder ketij projekti ne Kuvend, me argumentin se kete te drejte e ka vetem pushteti vendor. Madje sipas deputeteve socialiste, per sqarimin e kompetencave mes ketyre institucioneve, ka dhe nje vendimit te Gjykates Kushtetuese. Por sipas mazhorances, nje ndryshim i tille realizohet vetem qe procesi i legalizimit te mos bllokohet apo te shkaktohen vonesa. Sipas te djathteve, ndryshimet ne fjale kane te bejne me procesin e legalizimit, jo te administrimit te territorit qe eshte kompetence e pushtetit vendor. R. Rapushi

Ndryshimi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi firmosi dje, ndryshimet ne ligjin e legalizimeve. Sipas tyre, ne rast se zyrat e urbanistikes dhe keshillat e qarqeve, nuk dorezojne brenda afateve, dokumentet qe vertetojne aplikimet per legalizimin e ndertimeve pa leje, kjo kompetence i takon ALUIZNIT.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›