E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësime për të dyshuarin amerikan të Wikileaks

Manning, një ushtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbahet në një qeli i vetëm, në burgun e sigurisë së lartë në bazën e Quantiko-s, në Virgjinia.

Gazetari amerikan, David House, i cili e viziton atë që prej shtatorit, theksoi për BBC-në se ai duket i “rraskapitur”.
Manning mund të dënohet me deri në 50 vite burg nën akuzën e rrjedhjes së dokumenteve sekrete.

23-vjeçari është arrestuar më parë gjatë vitit dhe akuzohet mes të tjerash se i dha Wikileaks-it videon ku shfaqet një helikopter Apash teksa qëllon për vdekje 12 civilë në Bagdad gjatë vitit 2007.

“Ai po mbahet në paraburgim para gjyqit dhe pa dyshim kjo po e rëndon gjendjen e tij mendore”, theksoi gazetari.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-24 17:54
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›