Shqetesimi i SHBA-ve Countryman Dyshim per vendimet e KQZ-se

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Thomas Countryman thotë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri. Duke folur me gazetarët në Washington, ai u fokusua tek gara e ngushtë e Tiranës, duke nënvizuar se mbeten ende dyshime për bazën ligjore të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar një kategori të caktuar fletësh votimi.
"Por për ne, nënvizoi ai, është esenciale që të gjitha partitë të sillen me të njëjtin dinjitet që tregoi populli shqiptar, të ruajnë qetësinë, të respektojnë ligjin dhe të mos nxisin dhunën. “Ne rezervohemi të shprehemi për rezultatin, deri sa të dëgjojmë se çfarë do të thotë Kolegji Zgjedhor”, tha Countryman.
Në lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë, Countryman ka theksuar se interesi parësor është që vendi të tregojë se mund të funksionojë si të gjitha demokracitë e tjera që kërkojnë anëtarësimin në BE. Në shumë aspekte, theksoi ai, Shqipëria ka ecur mirë, si në ekonomi, në përpjekjet për reforma, por është politika ajo që dëmton imazhin e saj në Bruksel dhe gjetkë.