E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetet e Bashkuara te shqetesuara per situaten pas zgjedhore ne Shqiperi

Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen tha dje ne nje takim me gazetare ne Uashington se Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmerisht te angazhuara dhe aktive ne Ballkanin Perendimor dhe po punojme me ngushte me partneret ne Bashkimin Evropian per te ndihmuar vendet e rajonit te ralizojne qellimet e tyre per tu anetaresuar ne BE dhe shume prej tyre edhe  ne NATO. Diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara per situaten pas zgjedhore ne Shqiperi.

Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen vleresoi lart popullin shqiptar per pjesemarrjen masive dhe sjelljen dinjitoze ne zgjedhjet vendore te 8 majit dhe mijera vezhguesit e pavarur vendas qe ndoqen zgjedhjet. Ne te gjitha bashkite me perjashtim te Tiranes tha ai procesi shkoi mire. Per Tiranen gara ishte e ngushte dhe manovrimet kane qene intensive.

Ne kemi shprehur dyshimet tona per bazen ligjore te vendimt te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te numeruar nje kategori te caktuar fletesh votimi. eshtjet lidhur me to i jane parashtruar Kolegjit Zgjedhor.  Por per ne eshte esenciale qe te gjitha partite te sillen me te njejtin dinjitet qe tregoi populli shqiptar te ruajne qetesine te respektojne ligjin dhe te mos nxisin dhunen. Ne rezervohemi te shprehemi per rezultatin deri sa te degjojme se cfare do te thote Kolegji Zgjedhor.

Shpresoj tha diplomati amerikan se pas ketyre zgjedhjeve te shikojme ne Shqiperi nje komunikim me te mire me respekt te ndersjelle nje pjesemarrje me te mire nga te gjitha partine ne te gjitha organet qeverisese. Per menimin tim tha ai kur njerezit marrin pjese ne nje numer kaq te madh ne zgjedhje eshte pikerisht kjo qe ata kerkojne.

Lidhur me mundesine e paraqitjes se ceshtjes ne Komisionin e Venecias zoti Kantrimen tha se nuk ka asgje te keqe per tiu drejtuar atij pasi shume vende e kane bere kete por ky eshte nje vendim qe u perket paleve ne Shqiperi.

Ne pyetjen e Zerit te Amerikes per pergjegjesine e politikes shqiptare per zgjidhjen e nje sere problemesh madhore per vendin si ceshtja e pronesise reforma e gjyqesorit rjedhja e trurit e te tjera ndersa perplasjet per rezultatet e zgjedhjeve duke filluar qe nga ato parlamentare te qershorit 2009 jane tejzgjatur Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Tomas Kantrimen tha

Ne nuk kemi pare mjaft udheheqes politike qe te kene vullnetin per te vene interesat kombetare te Shqiperise para interesave te partive te caktuara.  Zakonisht udheheqesit politike jane te bindur se fitorja e partise se tyre eshte e njejte me interesin kombetar.  Por kjo nuk eshte keshtu per gjithe te tjeret.  Ne interesin e Shqiperise sot eshte qe tu demonstrohet vecanerisht vendeve anetare te Bashkimit Evropian se Shqiperia mund te funksionoje si te gjitha demokracite e tjera qe kerkojne te hyne ne Bashkimin Evropian. Dhe ne dy vitet e fundit Shqiperia nuk e ka plotesuar ate  kriter. Ajo qe me tremb sot eshte se ajo qe duhet te jete nje demonstrim shume pozitiv per Evropen Brukselin dhe per gjithe vendet anetare per pjekurine politike te Shqiperise nga nje sinjal pozitiv mund te kthehet ne nje sinjal negativ nese nuk behen perpjekje reale nga partite politike per ta trajtuar kete ceshtje qetesisht dhe ne forme kushtetuese.

Kjo tha zoti Kantrimen eshte e rendesishme krahas gjithe kerkesave qe pa pervijuar Bashkimi Evropian per anetaresimin e Shqiperise dhe per kete duhet me shume bashkepunim mes partive.  Ne shume aspekte theksoi ai Shqiperia ka ecur mire si  ne ekonomi ne perpjekjet per reforma por eshte politika ajo qe demton imazhin e saj ne Bruksel dhe gjetke.  Duhet gjetur nje menyre per ta ndryshuar kete imazh tha zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit jo me fushata te marredhenieve publike por me zgjidhje te arsyeshme dhe komunikim me respekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›