E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi Nuk do te perulemi

Kolonel Gaddafi mbajti një fjalim të papritur në televizionet libiane gjatë pasdites së të martës, diku pas 30 sulmeve të para të NATO-s në Tripoli, goditja më e fuqishme që nga nisja e fushatës ajrore.  “Ne nuk do të përulemi”, “Ne nuk do të dorëzohemi”, thuhet të kenë qenë zotimet e Gaddafit. Lideri i Libisë, Muammar Gadafi, u zotua se do të luftojë deri në vdekje, gjatë një fjalimi që erdhi në kohën e bombardimit të Tripolit.

Dëshmitarët flasin për shpërthime të fuqishme në zonën ku ka pronat lideri libian Muammar Gaddafi. Më parë avionët kishin sulmuar ndër të tjera ndërtesën e radios shtetërore dhe selinë kryesore të shërbimit sekret ushtarak. Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë Libiane, Moussa Ibrahim tha se fushata e NATO-s ndaj Libisë po dështon në mënyrë të mjerueshme dhe i bëri thirrje Kinës të ndërmjetësojë fundin e konfliktit.

Sipas tij, populli libian mbështete Gaddafin dhe kjo i bën tepër të zemëruar disa politikanë në Europë.
Në Pekin, Ministri i jashtëm kinez tha se një diplomat i ambasadës kineze në Kajro kishte vizituar Bengazin për bisedime me kryengritësit e Këshillit Kombëtar. Por nga ana tjetër, ministri i jashtëm libian mbërriti në Kinë për bisedime, në tentativën më të fundit për të gjetur një aleat që të gjejë një zgjidhje edhe për fatin e kolonel Gaddafit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›