Pranga veterinerit te portit bllokohen 23 tone mish i skaduar

23.132 kg mish vici neto eshte bllokuar nga policia e Durresit ndersa nen hetim ndodhet veterineri i portit. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se ketij qytetit Ornela Cako sipas se ciles struktura kunder krimit financiar ne kete drejtori ne bashkepunim te ngushte me Degen e Doganes Durres dhe Njesine Task-Force prane Prokurorise se Rrethit gjate dites se merkure kryen nje goditje ne drejtim te hedhjes ne treg te nje sasie te konsiderueshme mishi importi i cili ne baze te te dhenave hetimore te deritanishme rezulton te jete jashte standardit per konsum. Sipas Cakos ne vijim te punes se kryer nga keto struktura mbi nje hetim te filluar gjate ketij muaji dy dite me pare u be ndalimi i 40-vjecarit Eugen Gashi banues ne Durres. Cako tha se ndaj tij prokuroria ka nxjerre nje urdher ndalimi pasi me date 25 janar ne kohen kur ushtronte detyren e tij si veteriner prane Portit Detar Durres ka leshuar nje certifikate veterinare te Agjencise se Konsumit te Ushqimit per nje kontejner ne te cilin transportohej nje sasi mishi e dyshuar si jashte standardit per konsum. Ne cilesine e proves materiale u be sekuestrimi i kontejnerit ne fjale dhe sasise prej 23.132 kg mish vici neto. Nderkohe qe Cako ka sqaruar se lidhur me rastin ne fjale vazhdon puna hetimore ne drejtim te dokumentimit te plote te tij si dhe perfshirjes ne te te personave apo subjekteve te tjera. Sakaq materialet per vepren penale te shperdorimit te detyres iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Durresit.