E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri - Maqedoni, së shpejti lëvizja vetëm me karta identiteti

SHKUP-Maqedonia edhe me Shqipërinë së shpejti do të nën shkruajë marrëveshje për lëvizje të lirë me letërnjoftime elektronike. Kjo është bërë dje e ditur nga zv/ministri i Punëve të Brendshme maqedonase, Xhelal Bajrami i cili ka paralajmëruar se kanë nisur bisedimet në nivele ekspertësh të të dyja vendeve për fillimin e realizimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë me letërnjoftime, duke hequr pasaportat. "Grupe ekspertësh nga të dyja vendet të MPB-së kanë pasur një takim të përbashkët për të nisur bisedimet rreth kësaj çështje. Shqipëria plotëson këto kushte, duke pasur për bazë dokumentet biometrike që i ka aplikuar. Së shpejti do të finalizohen grupet e punës, që do të hartojnë marrëveshjen", deklaroi zv/ministri Bajrami.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›