Greqi, rikthehen protestat në sheshin “Sintagma”
ATHINE- Rikthehen protestat e “Qytetarëve të zemëruar” në sheshin qëndror të Athinës. Mbrëmjen e 3 Shtatorit ata u mblodhën për herë të pare, pas një ndërprerjeje që patën grumbullimet e tyre gjatë ditëve të verës. Me tubimin ishin bashkuar edhe studentët, të cilët protestojnë kundër ndryshimeve në arsim.
Policia arrestoi mbrëmë 10 persona të cilët u bënë protagoniste të incidenteve gjatë përpjekjeve për të bllokuar rrugët pranë sheshit Sintagma. 7 persona u arrestuan me akuza për pengim të transportit publik dhe 3 për sulme ndaj policisë.
"Filluam protestën dhe së shpejti do të jemi masivisht në këtë shesh, derisa të largohen përgjegjësit që na sollën ne këtu – thuhet në një deklaratë të lëvizjes.
Në një gjest simbolik rreth 30 gra formuan një zinxhir njerëzor para Varrit të Ushtarit të panjohur, për të dëshmuar në këtë mënyrë natyrën paqësore të tubimit. Por tensioni nuk mungoi kur grupe ekstremistësh të djathtë e grupe anarkistësh i janë afruar tubimit.
Ndërkaq, pritet që të shtunën në 10 shtator, protestat të prekin Selanikun, pasi kjo datë përkon me hapjen e panairit të madh të përvitshëm kombëtar në këtë qytet, ku si cdo vit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Papandreu e anetare te tjere te qeverise.
(s.g/balkanweb)