Shqiperi- Kosove per here te pare me nje abetare
Në vitin e ardhshëm shkollor 2012-2013, në Shqipëri dhe në Kosovë do të ketë një abetare të përbashkët. Një tekst i njëjtë do të qarkullojë në të gjitha klasat e para të dy shteteve, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar disa muaj më parë mes dy ministrive të arsimit, asaj shqiptare dhe kosovare. Kështu shprehet për AS, këshilltari i ministrit Myqerem Tafaj, Jovan Kristiqi në një intervistë për AS, duke cituar se në muajin nëntor do të nisë dhe konkursi mes shtëpive botuese.
"Do të jenë shtëpi botuese me marrëveshje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, po kështu dhe autorët do të jenë të përbashkët. Ky do të jetë libri i parë në marrëveshjen që do të pasohet me libra të tjerë. Këtë libër patjetër do e fusim në muajin shtator të vititi 2012, aq më tepër që kombinon dhe me 100 vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar në të dy vendet", bëri të ditur Jovan Kristiqi, këshilltar i minsitrit të Arsimit.
Në përzgjedhjen e shtëpive botuese,që do të merren me botimin e librit të abetares, do të ketë vetëm një kriter thotë Kristiqi. "I vetmi kriter do të jetë që të jetë një subjekt i përbashkët, shqiptaro kosovar".
Ndërkohë në vendin tonë, krahas kësaj abetarje në bazë të reformës së altertekstit do të ketë në qarkullim edhe abetare të autorëve të tjerë, ndërkohë që në shtetin e Kosovës kjo do të jetë e vetmja abetare, për fëmijët e klasave të para. Cmimi i tekstit të abetares, do të vendoset në bazë të rregullores së përcaktuar nga MASH.
Edlira Sulejmani