E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi malor operatoret kerkojne lehtesi fiskale

Turizmi malor, që është në fillesat e tij duhet të ketë një strategji të qartë zhvillimi. Duke marrë eksperiencën dhe parë atë çka ka ndodhur me shumë vende turistike në Shqipëri, operatorët në këtë sektor kërkojnë që resurset malore të mos shkatërrohen. Lehtësitë fiskale dhe rregullat e qarta të ndërtimeve janë nismat që i propozohen qeverisë. 

"Patjetër që duhet menduar se si duhet të kompletohet një produkt i tillë. Duhet nisur nga një strategji për zhvillimin e këtij produkti, pra duhet të kemi një strategji të qartë se cfarë duhet të bëjmë ne me produktin e turizmit malor. Nëse ne kemi një strategji zhvillimi del spontan sic na ndodhi fatkeqësisht në turizmin e plazhit. Strategjia përcakton qartë se cfarë duhet të bëjmë, pasi të bëhet kjo strategji, pjesa tjetër që është, është pjesa e investimeve. Shteti duhet të krijojë infrastrukturën bazë për investitorët të kenë mudnësi të hedhin paratë e tyre pa patur merakun e një risku", tha Kliton Gërxhani, drejtor i Albanian Holidays.

Këtë sezon dimëror akomodimi i rehatshëm dhe ushqimi tradicional do të jenë të vetmet pika të forta që do të ofrojnë disa zona malore.

"Është faza e parë e një produkti malor, kryesisht klima e pastër, ambient i pastër. Ka një seri akomodimesh sa për të mbajtur një kapacitet minimal, ka nevojë për shumë shërbime. Patjetër, që smund të ngelet vetëm me hotelin. Turizmi malor është turizëm që kërkon shërbime specifike, po për momentin është e vetmja alternativë që ofrohet", vijon Gërxhani.

Ndërtimi i disa rrugëve ka lehtësuar udhëtmit drejt shumë zonave malore. Kështu në pikat turistike të Korçës, Tropojës apo Kukësit janë kollaj të arritshme. Problem ngelen zonat malore të Dibrës apo Shkodrës.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›