E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri- Serbi, nënshkruajnë për heqjen e vizave

Gjate nenshkrimit te marreveshjes

Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar sot  marrëveshjen për heqjen e regjimit të vizave  mes dy vendeve.

Marrëveshja mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, u nënshkrua nga zëvendësministri i jashtëm shqiptar, Selim Belortaja dhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric.

Kjo marrëveshje  është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin.

Marrëveshja parashikon përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.

Për një qëdrim më të gjatë se 90 ditë, për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, shtetasit e të dy vendeve do ti nënshtrohen kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›