E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiperi 3 eksperte vendas do te hetojne materialit filmik ndaj ish zv/kryeministrit Ilir Meta

Ne Shqiperi Kolegji penal i gjykates se Larte i cili ka ne dore procesin ndaj ish zevendeskryeministrit Ilir Meta i akzuar per korrupsion pas publikimit te nje video sipas se ciles ai ofronte ryshfete ne kembim te nje licence caktoi sot tre eksperte vendas per ekspertizen e materialit filmik.

Gjykata e larte kishte hedhur poshte me pare ekspertizen e kryer per llogari te prorkurorise se Pergjithshme nga dy eksperte te huaj nje amerikan dhe nje anglez. Ne te vertete gjyqtaret e kolegjit penal ishin ndare mes tyre ne vleresimin e kesaj ekspertize dhe vetem me shumice votash kaloi vendimi sipas te cilit prokuoria kishte shkelur procedurat.

Ekspertet e caktuar sot nga gjykata jane Artur Rrahmani ekspert kriminalist ne qendren shkencore te mbrojtjes se individit  Ermal Beqiri drejtor i teknologjise se informacionit ne universitetin e Tiranes si dhe e pedagog informatike ne nje universitet privat. Nga i njejti universitet eshte dhe eksperti i trete Ardian Pollo shefi i departamentit te elektronikes. Ata duhet te vertetojne autenticitetin e materialit filmik dhe permbajtjen e bisedes. Zoti Meta ka deklaruar gjithnje se videoja eshte sipas tij e manipuluar nderkohe qe ekspertet e huaj te prokuorise e kishin rrezuar nje variant te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›