E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dialogu ndërfetar me rëndësi nevralgjike

TIRANE-. Është zhvilluar sot asambleja e Komisionit për Drejtësi dhe paqe në Shqipëri ku mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe kryeministri Berisha. Ai vlerësoi sot përpjekjet për inkurajimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërfetar, si vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme të paqes.

Kryeministri vlerësoi dhe përpjekjen e udhëheqësve shpirtëror në tërësi për të promovuar çështje të rëndësishme për paqen dhe mirëkuptimin midis kombeve.

“Dialogu ndërfetar, është i një rëndësie nevrlagjike, sepse sërish duhet të pranoj, muret e padijes krijojnë hendeqe tërësisht të pamerituara mes besimeve, kulturave e kombeve me besime të ndryshme, ndaj është për tu admiruar përpjekja juaj,dhe e udhëheqësve shpirtëror për të promovuar këtë cështje jetike për paqen dhe mirëkuptimin mes kombeve”- tha kryeministri.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›