E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Shefqet Kabashi denohet me dy muaj burg per shperfillje te Gjykates se Hages

Ish-pjesetari i Ushtrise lirimtare te Kosoves Shefqet Kabashi u denua sot me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat per shperfillje te Gjykates Nderkombetare per krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise.

I cilesuar si deshmitari kryesor ne procesin gjyqesor kunder ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj zoti Kabashi ishte akuzuar per refuzim te qellimshem per tiu pergjigjur pyetjeve te prokuroreve.

Zoti Kabashi kishte refuzuar te deshmoje kunder zotit Haradinaj ne procesin e kaluar gjyqesor kur ish kryeministri i Kosoves u shpall i pafajshem ndersa refuzoi serish te deshmoje edhe ne rigjykimin qe filloi javen e kaluar.

Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshem ne prill te vitit 2008 u nxor serish ne gjykaten e Hages per krime lufte per nje rigjykim te pjesshem bashke me dy ish bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Te tre akuzohen per vrasje torture dhe trajtim mizor si krime qe bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftes.

Vendimi per rigjykim te pjesshem eshte i pari i ketij lloji ne veprimtarine 18 vjecare te Gjykates Nderkombetare per Krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›