Holanda ndalon përdorimin e ferexhesë në publik
HAGE- Qeveria holandeze vendosi sot ndalimin e ferexhesë në Holandë, konform një marrëveshjeje të qeverisë mbështetur nga partia e ekstremit të djathtë e Geert Wilders, "Do të ketë një ndalim të përgjithshëm të veshjeve që mbulojnë fytyrën në publik", njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë për shtyp në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave.
Projektligji, që do të kalojë për mendim në Këshillin e Shtetit, parashikon ndalimin e ferexhesë në hapësirat publike, godinat ku ka akses publiku, institucionet arsimore, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe transportet publike. Qeveria vlerëson se mbajtja e veshjeve që fshehin pjesërisht ose plotësisht fytyrën është krejtësisht në kundërshtim me karakterin e lëvizjes në jetën publike, ku ne duhet, me fytyrë të zbuluar, të mund të njihemi të gjithë njësoj" saktësohet në deklaratë.
Kreu i radhës i partisë së ekstremit të djathtë "PVV" e Geert Wilders njoftoi më 30 shtator 2010 se ferexheja do të ndalohej në Holandë, gjatë prezantimit të marrëveshjes mes liberalëve dhe kristiandemokratëve e mbështetur nga partia e tij. "PVV" e Wilders e cilëson islamin si fashist dhe ka bërë fushatë për ndalimin e Kuranit dhe të ferexhesë.
(s.g/atsh/balkanWeb)