Shqiperi Arrestohen 9 zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme Metrologjise

Policia shqiptare arrestoi sot 9 zyrtare te Drejtorise se pergjithshme Metrologjise te gjithe te dyshuar per korrupsion dhe shperdorim detyre. Sipas nje zedhenese te policise u arrestuan zevendes-drejtori i pergjithshem drejtori per Tiranen dhe 7 inspektore te drejtorise se mbikeqyr saktesine e mjeteve matese ne treg.
Sipas burimesh te besueshme njesia speciale e antikrimit ekonomik ka ndjekur fshehtas per disa muaj veprimet e te arrestuarve dhe ka degjuar telefonatat e tyre.
Te arrestuarit dyshohen se kane marre rryshfet duke shkelur rregullat e kontrollit mbi peshoret ne dyqanet e floririt dhe matesit elektronike ne pikat e karburanteve. Ata kane leshuar procesverbale false per cilesine e karburanteve dhe saktesine e peshoreve elektronike ne argjendari dhe pikat e furnizimit te automjeteve. Nga hetimet disa mujore doli se te arrestuarit nuk i benin fare matjet e detyrueshme mbi bizneset e naftes dhe floririt por raportonin inspektime false me te dhena te fiksuara qysh me pare.
Krahas 9 te arrestuarve gjykata ka ne process verifikimi edhe 5 zyrtare te tjere qe dyshohet se kane bashkepunuar me grupin kryesor. Policia tha se gjate operacionit te koduar Kalibrimi u sekuestruan dokumenta dhe kompjutera te te arrestuarve ne drejtorine e metrologjise. Nderkohe jane u moren ne pyetje edhe shume tregtare karburantesh dhe floriri nese jane viktima te presioneve korruptive apo kane qene subjekte aktive ne korrupsion.
Kjo eshte hera e pare qe sektori i antikrimit ekonomik kryen arrestime ne sistemin piramidal te zyrtareve shteterore nga drejtuesit kryesore deri tek inspektoret e terrenit ne perpjekje per te vertetuar edhe nje korrupsion qe shkon lart ne zyrat e shtetit.
Deri tani ishin bere arrestime vetem ne nivele te ulta zyrtaresh pa ndonje lidhje me shfat e tyre.