E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet Facebook, një virus përhap material pornografik

Facebook përsëri në shënjestrën e hacker-ave. Rrjeti social, në të cilin nuk është e mundur të publikosh as gjoksin e një nëne që ushqen fëmijën, është pushtuar nga material pornografik, falë një escamotage për të evituar sistemin e sigurisë të browser-it. Prej disa ditësh përdoruesit janë ankuar për praninë e materialeve pornografik në profilet e tyre, edhe në Twitter shumë persona kanë denoncuar të njëjtin problem.

Nga Palo Alto dje ka ardhur konfirmimi se Facebook i është nënshtruar një “sulmi spam të koordinuar”,dhe se stafi teknik po punon për zgjidhjen e problemit dhe për të evituar përsëritjen në të ardhmen.

Facebook nga ana e tij që në fillim ka përdorur një politikë shumë të shtrënguar për sa i përket materialeve që mund të konsiderohen hard, duke fshirë automatikisht çdo përmbajtje të “papëlqyeshme” e duke shtyrë përdoruesit të sinjalizojnë këto të fundit. Për sa i përket sigurisë, numri i stërmadh i përdoruesve ka tërhequr shumë herë hacker-at, por duhet thënë që shpesh ndodh që viruset gjejnë terren tek injoranca e personave karshi informatikës.

Vetë stafi i Facebook ka pranuar vështirësitë e hasura në ilustrimin tek përdoruesit mbi shërbimet dhe si të mos bien pre e grackave të tilla. Megjithatë kompania ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë për të bërë më të sigurt sitin, duke zhvilluar mbrojtje të reja edhe për browser-in.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›