E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit evropian shtrihet ne Spanje dhe France

Kriza e borxhit evropian arriti sot Spanjen dhe Francen. Te dyja keto vende u detyruan te paguajne me shume per te financuar qeverite e tyre.

Spanja ekonomia e katert me e madhe ne Evrope pagoi koston me te larte te huase qe nga viti 1997 duke shitur gati 5 miliarde dollare ne bonde. Madridi u detyrua te paguaje gati 7 perqind interes pika ne te cilen borxhet e shumta qeveritare detyruan Greqine Irlanden e Portugaline te siguronin ndihme gjate dy viteve te fundit.

Franca gjithashtu do te paguaje norma me te larta per te financuar borxhin e saj. Kostoja e borxhit ne notat bankare 10 vjecare jane tani sa dyfishi i atyre ne Gjermani megjithese vendi vazhdon te kete klasifikimin AAA per kreditimin.

Me investitoret te shqetesuar per perhapjen e krizes ne kontinent aksionet rane sot ne bursen e Londres Parisit dhe Frankfurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›