Brazili shkaterron SHBA-ne
Nuk ka asnjë dyshim: Brazili do të prezantohet në “Londër 2012” si ekipi favorit për të fituar medaljen e artë në “Lojërat Olimpike”. Skuadra e drejtuar nga Mano Menezes vazhdon të tregojë forcën e saj, por mbi të gjitha përmirësime në lojë dhe pasi mposhti Danimarkën, shkatërroi edhe përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sfida e luajtur në Uashington ka përfunduar me shifrat 4-1 në favor të “seleçaos”, ndërsa seria e golave u hap në minutën e 12-të, kur Nejmar realizoi nga 11-metrat, pas një penalltie të diskutueshme në favor të brazilianëve. Sulmuesi i Santosit ishte protagonist edhe në rrjetën e dytë, kur në të 26-tën, nga goditja e këndit e ekzekutuar prej tij, Tiago Silva dyfishoi shifrat.
Amerikanët provuan të reagonin dhe të riktheheshin në lojë, por goli i Herkulez Gomez në sekondat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes nuk mjaftoi. Në fakt, në fraksionin e dytë të lojës, Brazili shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Marselon, ndërsa “pokeri” u vulos nga Aleksandre Pato.
Sulmuesi i Milanit u kthye në fushë dhe u aktivizua vetëm 24 minuta si zëvendësues, megjithatë, kaq i mjaftoi që të shënonte dhe të konfirmojë se është një element i rëndësishëm për “seleçaon”.
Në anën tjetër, kjo është disfata e parë e SHBA-ve të drejtuar nga Jurgen Klinsman, pas pesë fitoreve radhazi në ndeshjen ndërkombëtare, ku së fundmi amerikanët kishin mposhtur me shifrat 5-1 Skocinë.