Kelmendi refuzon Shqiperine
Vetëm pak ditë më parë u publikua lajmi se Shqipërisë do ti shtohej një tjetër sportiste cilësore në Lojërat Olimpike,. Gjithçka pasi IOC-ja nuk e kishte lejuar kampionen e botës për të reja në xhudo, që të përfaqësohej me flamurin kosovar, pavarësisht se Federata Kosovare e Xhudos është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Xhudos. Kjo pasi Komiteti Olimpik Kosovar nuk është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në Kosovë tashmë të gjithë janë të bindur se Majlinda Kelmendi, do të bëjë tentativën e fundit për t’iu lejuar paraqitja në “Londër 2012” si sportiste e pavarur dhe për këtë arsye ajo do të hiqte dorë nga alternativa për t’iu bashkua delegacionit kuqezi.
Gjatë javës së kaluar, Komiteti Ekzekutiv i IOC-së, në mbledhjen e zhvilluar në Kebek të Kanadasë refuzoi kërkesën e Kelmendit për të garuar si e pavarur në Olimpiadë. Tashmë, xhudistja ka ndërmend të dërgojë një tjetër letër në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rog, që ta shqyrtojë edhe një herë kërkesën e saj dhe t’i mundësojë përfaqësimin në Olimpiadë me flamurin olimpik.