Uejn Runi i lumtur per pjesemarrjen ne Euro 2012
Ndërkohë që lojtarët e përfaqësueses angleze të grumbulluar për Euro 2012 kanë shijuar një ndeshje golfi në hotelin pranë Londrës ku është grumbulluar skuadra, sulmuesi Uejn Runi nuk e ka fshehur kënaqësinë që trajneri Roi Hoxhson e ka thirrur në ekip, edhe pse ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e para.
Pas kartonit të kuq në ndeshjet kualifikuese me Malin e Zi, sulmuesi u pezullua për dy ndeshje nga UEFA dhe kjo ka bërë që ai të mos luajë kundër Francës dhe Suedisë në kampionatin europian.
Por, pavarësisht ndëshkimit, drejtuesi i stolit të “Tre Luanëve” konfirmoi thuajse menjëherë se Runi është një element i rëndësishëm për Anglinë dhe se do ta grumbullonte në skuadër.
“Natyrisht që është zhgënjyese të mos luash në dy sfida kaq të rëndësishme, por tashmë jam mësuar me këtë ide dhe do të jem në mbështetje të shokëve të skuadrës. Me ardhjen e trajnerit të ri, nuk e dija nëse do të isha në përfaqësuese dhe jam I kënaqur që stafi beson te unë. Personalisht mund të them se do të jem gati, për të dhënë kontributin tim nëse skuadra ka nevojë”.
Ujen Runi do të jetë në gjendje të zbresë në fushën e lojës, në sfidën e 19 qershorit kundër Ukrainës, vendit bashkëorganizator të Euro 2012 në Donjeck.