E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri: Garë e ngushtë mes PD dhe PS për zgjedhjet parlamentare

Gara e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është shumë e ngushtë, ndërsa kryeministri i vendit Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat për manipulime.

Deri në orët e vona të mbrëmjes ishte numëruar rreth gjysma e votave, ndërsa "exit polls" i japin një epërsi të lehtë partisë Demokratike që është në pushtet.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet e së dielës shënuan  përmirësim krahasuar me gjashtë zgjedhjet e tjera që janë zhvilluar që nga rënia e komunizmit në 1990. Asnjë nga këto votime nuk ka arritur standartet demokratike.

Por vëzhguesit thanë se ata vunë re disa shkelje ditën e dielë, mes të cilave përfshihej dhe votimi familjar. Gjithashtu ata thanë se kishin humbur disa shishe nga boja që përdorej për t'u vënë shenjë votuesve në mënyrë që të mos votonin dy herë.

Socialistët akuzuan demokratët që po bënin plane për të manipuluar rezultatet, një akuzë që zoti Berisha e quajti absurde. //mm//

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›