Rama nuk duron dot humbjen, mundohet të përhapë panik

Kryetari i Partisë Socialiste më në fund ka dalë publikisht dhe ka shprehur me gojën e tij ndjenjën e humbjes në këto zgjedhje. Duke u munduar të fshihet pas presioneve të paqena, Rama citoi se ka pasur presione të ndryshme ndaj komisonerëve, duke folur në këtë mënyrë në mënyrë të përgjithshme. Por kreu i PS nuk ka mundur të gjejë një emër komsioneri ndajtë cilit është ushtruar dhunë apo presion. Edi Rama është duke u munduar të përhapë panik dhe pasigurë tek qytetarët. Rama e bëri këtë deklaratë pas asaj të vëzhguesve të cilët theksuan se zgjedhjet ishin të lira, të ndershme dhe brenda standardeve. Kreu i opozitës, ashtu sikurse u munda të përdorë çimkat një ditë më parë, tashme sheh si të vetmin justifikim gënjeshtarat që ai i shpall publikisht. Rama kthehet në këtë mënyrë në njeriun e cili nuk mban qetësinë e tij, nuk mbaj fjalën që dha më pak se 24 orë më parë. Tashmë është fare e qartë dhe e dukshme se Partia Demoktrike me në krye Sali Berishën do të qeverisë të paktën edhe katër vite me radhë. Rama tashmë e ka kuptuar se ai ka një përgjegjësi shumë të madhe ndaj socialistëve. Ai zgjodhi të ishte pjesë në këtë sistem elektoral për të nxjerrë nga partia kundërshtarët e tij politikë. Rama tashmë i humbur, por ai nuk mund të largohet nga politika pa bërë zhurmë, pa bërë akuza dhe pa e nxjerrë veten të pafajshëm. Edi Rama para pak minutash bëri një akuzë të rëndë. Vuri në pikëpyetje të gjithë sistemin dhe punën e bërë deri më tani. Rama nuk është i zoti të përballet me humbjen që tashmë e ka pësuar.
...