PD thellon më shumë fitoren

Partia Demokratike dhe koalicioni i saj qeverisë tashmë e ka thelluar më tej fitoren e saj. Kjo u evidentua pak më parë edhe nga zëdhënësja Bregu e cila u shpreh se edhe në zonën e Gërdecit, zonë të cilën PS u mua ta përdorte si një armë për shkak dhimbjes dhe fatkeqësisë. "Jam këtu edhe njëherë para jush nga selia blu e Shqipërisë blu për të konfirmuar trendin pozitiv të këtij procesi të numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë, në fakt një trend pozitiv i cili u bë i ditur paraprakisht me sondazhet dhe që po konfirmohet tani nga procesi i numërimit të votave. Gjithësesi, unë do t’ju bëj asnjë analizë të ecurisë nëpër qarqet e vendit, keni mundëi dhe po i ndiqni nga lidhjet direkte dhe nga autoritetit kryesor përgjegjës për të dhënë deklaratat për procesin e numërimit të votave dhe llogaritjen e mandatave që është KQZ, pavarësisht se ne kemi të dhënat tona krejtësisht të besueshme dhe reale. Përfitoj nga kjo lidhje – meqë një nga temat e cila mendohej se do të ishte një nga hallkat kryesore të PS për të fituar, u kthye në misionin e pamundur të fushatës sikurse ishte çështja e Gërdecit – më lejoni të falënderoj dhe t’u shpreh të gjithë votuesve të kësaj zone, të gjithë atyre zgjedhësve dhe votuesve të qendrës nr 1560 në Gërdec që kanë votuar 120 vota PD-së dhe 76 vota PS-së. Nuk është ky vetëm një rast për të përmendur dhe për të theksuar se çfarë ka ndodhur në një qendër votimi, por besoj për simbolikën të cilën, forca opozitare u përpoq ta përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe sigurisht për atë frymë të cilën u përpoqën të transmetonin tek njerëzit, tek zgjedhësit, tek qytetarët shqiptarë, që nga momenti i tragjedisë së Gërdecit. Tani para gjysmë ore, kanë marrë konfirmimin se politika e tyre e nihilizmit dhe politika e mashtrimit dhe e talljes me vdekjen, nuk ka funksiponuar as në Gërdec”, përfundoi dekleratën e saj, zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu.
...