E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca për ndryshim” po thellon fitoren

Fitorja e Aleancës për Ndryshim dhe standardet e zgjedhjeve në Shqipëri janë sot më të konsoliduara se asnjë herë tjetër. Njëkohësisht, jam këtu për t’i bërë thirrje kryetarit të PS-së Edi Rama t’u bëjë thirrje njerëzve të tij, numëruesve të votave nëpër KZAZ, – sidomos në qarkun e Shkodrës dhe Durrës, pasi në disa KZAZ janë evidentuar probleme – pasi numëruesit, përfaqësues të PS-së kanë braktisur qëndrat në të cilat po bëhet administrimi dhe numërimi i procesit të votimit.

Nëse është lodhje, pikërisht nga frika e dështimit, apo është lodhje fizike, apo sidoqoftë, për përfaqësuesit e PS-së, unë jam këtu për t’u bërë thirrje që të vazhdojnë të ndjekin procesin e numërimit të votave, është garanci për votat e tyre dhe sigurisht që është një detyrë të cilën e kanë marrë përsipër duke respektuar – shpresojmë – deri në fund ligjin.

Në një moment të tillë, kur fitorja e Aleancës për Ndryshim po konsolidohet në të gjithë Shqipërinë dhe nuk ka më asnjë dyshim, besojë që edhe z. Rama duhet t’i përmbahet asaj deklarate që ka bërë dje: që është shumë e rëndësishme që në Shqipëri kanë fituar standartet dhe se ai vetë nuk ka asgjë për të kundërshtuar për këtë procces zgjedhor.

Prandaj, edhe një herë të gjitha KZAZ-ve, ku komisionerët e PS, numëruesit e saj, janë larguar apo kanë ndërmend të largohen, sikurse po pretendohet në ndonjë qytet tjetër, do t’u luteshim të ktheheshin në vendet e tyre të numërimit për të mos bllokuar procesin zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›