Berisha Lindja e Shqiperise me e veshtira ne kontinent
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur krerët e të gjitha vendeve të cilat ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në drekën e shtruar për nder të tyre, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë në këta 100 vjet.
“Është një nder i vecantë t`ju përshëndes ju përzemësisht për praninë tuaj në këtë ditë historike të kombit shqiptar. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj jush që na keni nderuar kaq shumë me ardhjen tuaj, ndaj vendeve dhe kombeve tuaj mike ndaj të cilave ndihemi të detyruara. Sot ne kremtojmë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e cila ka qënë një ndër lindjet më të vështira të kontinentit” -tha Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka renditur të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në këtë 1 shekull pavarësi.