E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë e bijë vdiqën nga helmimi në ushqim

Nënë e bijë, të cilat u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre dhjetë ditë më parë janë helmuar nga ushqimi. Ka qenë Mjekësia Ligjore ajo që ka vërtetuar shkakun e vdekjes në fshatin Shën Gjergj të Tiranës. Mjekësia ligjore ka vërtetuar sot rezultatin e autopsisë për shtetaset Burbuqe Pepa dhe Dile Sina. Burime zyrtare të Mjekësisë Ligjore në Tiranë bënë të ditur se autopsia ka përcaktuar se vdekja është shkaktuar prej helmimit, por nuk është përcaktuar lloji i ushqimit që ka ndikuar në helmim. Xhile Sina, 78 vjeç dhe Burbuqe Pepa, 57 vjeçe u gjetën të vdekura natën e 3 tetorit në shtëpinë e tyre, në periferi të Tiranës. Nënë e bijë, sipas policisë, nuk kanë pasur mosmarrëveshje me të afërm apo persona të tjerë. Nënë e bijë u gjetën të vdekura në tryezën e bukës, nga disa fqinjë të tyre në fshatin Shën-Mëri të Tiranës, mesditën e së shtunës së kaluar. Burbuqe Pepa kishte marrë nënën e saj në shtëpi, duke qenë se jetonte vetëm, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes, bashkëshorti dhe djali i Burbuqes, nuk ndodheshin në shtëpi. Darka që ato kanë ngrënë bashkë, ka qenë edhe e fundit për të dyja, pasi asnjëra nuk është gdhirë e gjallë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë e shtuna, por policia është njoftuar disa orë me vonesë, kur një banor i Komunës së Shëngjergjit, ka telefonuar në sallën operative. Dyshimet e grupit hetimor u lidhën fillimisht me një helmim që mund të ketë ardhur nga pakujdesia, duke qenë se ato kishin hedhur në shtëpi bar miu dhe shpërbërja e ilaçit të fortë mund të ketë sjellë helmimin. Burime nga policia thanë se vdekja e dy grave ka ardhur për arsye se ato kanë qëndruar 12 orë në ambientin e mbyllur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›