E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Itali, “Dy rilindje”, UMSH konferencë për 100 vjetorin

Italia dhe Shqipëria janë dy vende të cilat përvec detit i bashkon edhe një histori e gjatë, ku rol kryesor kanë luajtur arbëreshët.
 

“Dy rilindje” është titulluar konferenca kushtuar 150 vjetorit të Unitetit të Italisë dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Rektori i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli, është shprehur se arbëreshët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe historinë italiane.
 

Në këtë konferencë shkencore morën pjesë një sërë historianësh dhe akademikë të cilët dhanë pikpamjet e tyre në lidhje me temën.
 

Ndërkohë që u vlerësua mjaft figura e intelektualit dhe politikanit Antonio Gramshi me origjinë nga Shqipëria, i cili u përfaqësua në konferencë nga nipi Antonio Gramshi Junior.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›