Lezhë, asgjësohen 2360 rrënjë kanabis sativa

Në fshatin Berzanë të Lezhës Policia e këtij qarku ka identifikuar dhe asgjesuar më pas 2360 rrënjë kanabis sativa, ndërsa ka bërë të mundur edhe arrestimin e kultivuesit të tyre.
Nikë Kola, 42 vjeç nga Lagjja "Skënderbeg" e Shkodrës është arrestuar në flagrancë nga policia duke ujitur parcelën me kanabis sativa. Sipas Policisë operacionet për parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike në të gjithë territorin e Qarkut, si dhe goditjen e lëndëve narkotike, do të vijojnë pa mbarim.